“Cilin fëmijë do me ta pre me ta bë kurban?”, ç’ka i thonin ushtarët serb të mbijetuarës?

Për të mos mjaftuar dhunimi seksual e dhuna fizike, e mbijetuara e dhunës seksuale ka treguar se torturat ishin nga më të ndryshmet.

Gjersa po tregon historinë e saj në “Debat Plus”, ajo thotë se një pyetje e tmerrshme i ishte bërë nga ushtarët serbë, në natën e festës së Bajramit.

“Cilin fëmijë do me ta pre me ta bë kurban? Unë këtë kurrë nuk e harroj, edhe këtë kurrë nuk mundem me falë. E harrova vetën, kur më erdhi puna te fëmija. Veç ma kanë gjuajt djalin prej prehrit, ma hoqën..”, ka treguar ajo gjersa thotë se djali ia kishte pasur dy vjet.

Pasi ia morrën djalin, ata e kishin marrë edhe të mbijetuarën me dhunë.

“Dy vjet i ka pasë veç ma kanë kap edhe edhe e kanë gjuajt, edhe më kanë kap për flokësh, unë kam insistu mos me shku, jam shkrry, s’du, s’du, ec, nuk janë kah të vesin, për flokësh zhag. Ishte mbrëmje, ec, …. shkallët. Ec, na çonin aty nëpër dhoma krejt teshat me thikë na i kanë pre. Tri ditë s’kemi pasë as çka me vesh.”, ka rrëfyer ajo.

Mes të tjerash, ajo thekson se ata i pyesnin vazhdimisht se “Ku e keni UÇK-në? Ku e keni NATO-n”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika