Çitaku: Kurti po e kushtëzon kompromisin me nënshtrim, Kosova ka halle të mëdha

Vlora Çitaku deputete e PDK-së, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po refuzon bashkëpunimin dhe se kompromisin po e kushtëzon me nënshtrim të deputetëve të Kuvendit.

Ajo theksoi se PDK ka qenë konsistente që nga fillimi dhe ka kontribuar në frymën e bashkëpunimit për funksionalizimin e institucioneve.

“PDK-ja që nga dita e parë ka qenë konsistente dhe i ka kontribuar aktivisht frymës së bashkëpunimit që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë. Është shumë evidente se ata nuk duan bashkëpunim, kompromisi kërkon nënshtrim nga deputetët e Parlamentit. Muaj të tërë ky Kuvend përmes kryesuesit nuk e ka kryer detyrën e vet dhe kryesuesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës. Ne ende besojmë ose shpresojmë që Kurti do të reflektoj, Kosova ka halle të mëdha”, ka deklaruar Çitaku.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika