Çitaku: Kurti po përçan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ka një mosdurim për liderët politikë të UÇK-së

"E çka bën Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhyn brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së", ka shkruar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po “ndërhyn brutalisht” në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke përçarë shqiptarët atje.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e ka thënë se Kurti ka një mosdurim për secilin lider politik të UÇK-së.

“E çka bën kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhyn brutalisht në zgjedhjet atje, duke përçarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Seç e ka një mosdurim kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së”, ka shkruar Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së ka shtuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kanë dalë hakut Kosovës.

“Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës. Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetëmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën. Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre”, ka shkruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika