Çka do të ndikojë liberalizimi në tregun e punës në Kosovë?

Narona Ahmeti-Daci dhe Medinë Sopjani-Shabani nga “The HeadHunter” janë dy mysafire të ftuara në emisionin “Rreth e Rrotull” të enjten e 10 gushtit, për të diskutuar rreth hulumtimit për ndikimet kryesore të liberalizimit të vizave në tregun e punës.

Medinë Sopjani-Shabani ka theksuar se tri ndikimet kryesore të liberalizimit të vizave në tregun e punës do të jenë ” largimi i personave të kualifikuar që d.m.th largimi i individëve që kanë eksperiencë pune, pastaj largimi i personave me kualifikim të lartë, njerëz që punojnë në shëndetësi si dhe profesionet e tjera dhe rritje e pagave për shkak të rritjes së konkurrencës”.

Tutje, ajo ka shtuar se liberalizimi i vizave do të gjejë ndikim edhe te punëdhënësi do të jetë respektimi i ligjit të punës dhe trajtimi i punëtorëve siç duhet.

” Tri ndikimet kryesore në tregun e punës janë: largimi i personave të kualifikuar, që d.m.th. largimi i individëve që kanë eksperiencë pune, pastaj largimi i personave me kualifikim të lartë, njerëz që punojnë në shëndetësi si dhe profesionet e tjera dhe rritje e pagave për shkak të rritjes së konkurrencës.; ndërsa tek ndikimi tek punëdhënësi do të jetë trajtimi më i mirë i punëtorëve, që d.m.th respektimi i ligjit të punës dhe trajtimi i punëtorëve sipas ligjit.”

Medinë Sopjani Shabani- The HeadHunter

Tutje, Narona Ahmeti-Daci ka shpalosur detajet kryesore të pyetjeve të anketimit, ku nga 10.000 persona të kontaktuar, prej tyre në anketim kanë marrë pjesë 1.500 dhe kryesisht janë nga qyteti i Prishtinës.

Sipas saj, 66% e të anketuarve janë meshkuj, ndërsa sa i përket shkollimit të tyre, shifrat kanë qenë këto 70% me bachelor, 2% me doktoraturë, 7% me shkollë të mesme.

Disa nga pyetjet që u janë bërë anketuesve, janë: “Cila gjini je?, Niveli i shkollimit? A kanë njohuri të mjaftueshme, a nevojitet viza e punës për të dalë jashtë? Pse mendojnë se po largohen? Për shkollim, turizëm..”, ka theksuar Ahmeti-Daci.

Me këtë rast, ajo ka theksuar se arsyet kryesore të cilat do të jenë pas liberalizimit të vizave se ku do të shkojnë, do të jenë njëra për “turizëm, ndërsa pjesa tjetër për cilësi më të mirë të jetës”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika