Çka nuk ditën të bëjnë përzgjedhësit e Kosovës, sipas Munishit

Në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini po vazhdon të diskutohet rreth përzgjedhësit të mundshëm të Kombëtares së Kosovës në futboll dhe largimit të Alain Giresse.

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka thënë se asnjë selektor i Kosovës deri tani nuk ka ditur të nxjerrë maksimumin prej futbollistëve.

Ai shtoi se sipas tij futbollistët nuk janë fajtor për rezultatet e dobëta të ‘Dardanëve’ në kualifikimet për ‘Euro 2024’.

“Unë mendoj që asnjë selektor deri tash nuk ka ditur të nxjerrë maksimumin prej Kombëtares tonë. Pavarësisht se janë ndërruar disa që nga pranimi e tutje. Mendoj që ka ardhur koha që duhet të zgjedhet një selektor që do të bëjë sukses,” tha Munishi.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

 

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika