Çka pritet të ndodhë me 1 shtator? Flet eksperti i sigurisë Agim Musliu

Sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliut, nëse deshton marrëveshja, KFORI dhe Polica e Kosovës janë në gjendje gatishmërie për t'u përballur me ndonjë incident të mundshëm

Eksperti i Sigurisë Agim Musliu





Agim Musli, ekspert i sigurisë teksa ka folur për RTV Dukagjini se çka pritet të ndodhë më 1 shtator, ka thënë se pret të respektohet reciprociteti për të cilin janë dakorduar dy shtetet fqinje.

Ai ka shtuar se nëse reciprociteti nuk respektohet, ku mund të këtë dhe incidente ka thënë se “Policia e Kosovës është e gatshme dhe i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të ballafaqohet me ndonjë incident apo me grupe kriminale të cilat janë në Veri të Kosovës”.

Musliu ka treguar se si forcat e KFOR-it janë në Veri të Kosovës që një kohë të gjatë dhe për Musliun, KFORI mund të parandalojë çdo incident i cili mund të ndodhë nga banda kriminale në Veri të Kosovës të cilat sipas tij, janë në urdhrat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

A ekziston Brigada e Veriut dhe nëse po kush janë këta persona?

Musliu ndonëse ka mohuar të këtë informacion se a ekziston apo jo Brigada e Veriut, megjithatë ka dhënë disa detaje që gjatë një konference për media të Vuçiqit ku një gazetare e kishte pyetur për këtë brigadë ai kishte thënë se nuk quhet “Brigada e Veriut” por “Brigada Veri” dhe e ka akuzuar atë të njëjtë se po i transmeton lajmet nga Kosova.

sa i përket grafiteve të vendosura në vende të ndryshme të sheshit “Car Lazar”, në Veriun e Mitrovicës, Musliu ka thënë se të njëjtat “janë armë informative të cilat bëjnë bujë dhe shpërndajnë frikë të popullata serbe në Veri të Republikës së Kosovës sepse e kemi parë se këto grafite i kanë shkruar njerëz të maskuar ku nuk dihet se kush janë”.





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika