Mbështetja për FSK-në e industria e mbrojtjes – çfarë u deklarua për vizitën e Baker në Kosovë?

Në ditën e dytë të vizitës së tij të parë në Kosovë, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, David Baker agjendën e pati të ngarkuar.

Takimet nisën me kampin e KFOR-it në Kosovë duke takuar Komandantin, Gjeneral Major Enrico Barduani me ç’rast, Baker rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së për sigurinë në Kosovë.

“Takimi ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur sa më mirë një angazhim të ri politik për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, u tha në komunikatën e KFOR-it.

Pas përfundimit të takimit me Barduani, Baker takoi zonjën e shtëpisë, të parën e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të diskutimeve, palët nuk u deklaruan për media, derisa pikat kryesore i tregoi zyra e Osmanit.

Presidentja Osmani foli edhe për rëndësinë e trupave amerikane në Kosovë, të cilët sipas saj shërbejnë drejtpërdrejt interesave strategjike të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

 “Më tej, është diskutuar edhe bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake. Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë, duke theksuar se Kosova ka potencial në fushën e prodhimit ushtarak me mbështetjen e SHBA-së dhe kompanive të ndryshme amerikane që mund të jenë të interesuara në këtë drejtim.”, ka njoftuar Presidenca.

Zëvendësndihmës Sekretari Baker takoi edhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me ç’rast u mirëprit me ceremoni të organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Megjithatë, një takim jashtë agjende zuri vend mbrëmjen e kaluar.

Baker u takua edhe me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në një darkë pune.

 Në një javë që është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, sonte mirëpritëm zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker dhe ekipin e tij”, deklaroi Kurti.

Por temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë, thellimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë”, ka shkruar Kurti.

Përpos Maqedoncit, i pranishëm në takim ishte edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika