“Çlirimi i Kosovës, vepër e UÇK-së”

Sipas Lindita Nikolla-it, Kryetare e Kuvendi të Shqipërisë, Sfidat e Kosovës janë edhe Sfidat e Shqipërisë pasi kjo e fundit qëndron në krah të Kosovës. Tutje, ajo ka thënë se liria e Kosovës kishte ardhur si rrjedhojë e luftës se UÇK-së, dhe ndihmës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me NATO-n  

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, me rastin 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga Ish-Jugosllavia, ka thënë se çlirimi i Kosovës është vepër e UÇK-së e popullit kosovar, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj, ShBA e NATO.

Ajo ka treguar se, “Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta, sepse sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë”.

Tutje, Nikolla ka thënë se dita e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës është një ditë që duhet të shënohet edhe për Shqipërinë edhe për të gjithë shqiptarët.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Ajo ka treguar edhe për bashkëpunimin në mes të legjistraturave nga Kosova dhe Shqipëria ku ka thënë, “Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po bashkërendojnë diplomacinë parlamentare për përballimin e tyre”.

Nikolla ka shtuar se, “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një kërkesë e drejtë dhe e merituar”.

Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Stacioni hekurudhor i Prishtinës është i mbushur me refugjatë shqiptarë që përpiqen të largohen nga zona, e enjte 01 prill 1999.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj kosovarëve. Pas bombardimeve të NATO-s u mundësua kështu, kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika