Çmimi i naftës bie pasi Trump thotë se lufta mund të përfundojë shumë shpejt

Çmimet globale të naftës kanë rënë të martën në mëngjes, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, ra rreth 8.5% duke arritur në 92.50 dollarë për fuçi.

Edhe nafta që tregtohet në SHBA shënoi rënie prej rreth 9%, duke zbritur në 88.60 dollarë për fuçi.

Megjithatë, çmimet e naftës mbeten rreth 30% më të larta krahasuar me nivelin që kishin në fillim të konfliktit në Lindjen e Mesme, raporton BBC.

Rënia e çmimeve të naftës ka ndikuar pozitivisht edhe në tregjet financiare në Azi.

Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.8%, ndërsa indeksi Kospi në Korenë e Jugut shënoi rritje prej më shumë se 5%.

Tregjet aziatike kishin pësuar goditje të fortë nga rritja e çmimeve të naftës, pasi shumë vende në rajon janë importues të mëdhenj të energjisë nga shtetet e Gjirit.

Ndërkohë, Trump ka paralajmëruar Teheranin me “vdekje, zjarr dhe tërbim” nëse ndërhyn në transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.

“Nëse Irani bën çka do që e ndal rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ata do të goditen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 herë më shumë sesa që janë goditur deri tash”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Çmimet e naftës kanë nisur të rriten prej fillimit të luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, më 28 shkurt.

Si kundërpërgjigje, Irani ka goditur baza amerikane në vendet rajonale të pasura me naftë, duke përshkallëzuar tensionet në gjithë Lindjen e Mesme.

Mbetet të shihet nëse rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare do të reflektohet edhe në Kosovë, ku çmimi i derivateve ka arritur deri në rreth 1.5 euro për litër në ditët e fundit.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika