“Concentrix” hapet edhe në Mitrovicë

Një mundësi e re punësimi dhe zhvillimi profesional po hapet për të rinjtë e Mitrovicës.

Kompania ndërkombëtare Concentrix, e njohur për ofrimin e shërbimeve të teknologjisë dhe mbështetjes ndaj klientit në mbarë botën, ka hapur zyrtarisht degën e saj të re në qytetin e Mitrovicës.

Me një hapësirë moderne pune dhe teknologji bashkëkohore, Concentrix sjell në këtë qytet jo vetëm investim të huaj, por edhe perspektiva të reja për qindra të rinj, që tani kanë mundësinë të zhvillojnë karrierë brenda vendit.

Concentrix, e pranishme në më shumë se 40 vende të botës, sjell me vete standarde ndërkombëtare dhe trajnime profesionale, duke ofruar vende pune në gjuhë të ndryshme dhe në sektorë të ndryshëm të teknologjisë dhe komunikimit.

I pranishëm në hapjen e pikës së re të Concetrix, ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të rinjtë e këtij vendi, tashmë kanë edhe një mundësi të re për punësim por edhe për të zgjeruar njohuritë e tyre.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika