CSL kërkon nga Supremja shfuqizimin e Udhëzimit administrativ për lajmërimin e pensionistëve

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një padi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që përcakton procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.

Sipas njoftimit të CSL-së, Gjykatës i është kërkuar që të shfuqizojë në tërësi paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 5 të këtij udhëzimi, pasi – siç thuhet – ato cenojnë potencialisht të drejtat e rreth 180 mijë pensionistëve në Kosovë.

“Ky cenim i të drejtave ka të bëj me aplikimin e ndërprerjes së pagesës për pensionistët që nuk janë lajmëruar me kohë në Zyrat Rajonale të Pensioneve e rrjedhimisht duke ua mohuar edhe të drejtën për kompensim retroaktiv të pagesave për periudhën kohore sa nuk është kryer procedura e lajmërimit”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

CSL thekson se një kufizim i tillë, i vendosur me akt nënligjor, bie ndesh me ligjin, pasi nuk është parashikuar me dispozitat ligjore përkatëse.

Po ashtu, përmes padisë është kontestuar edhe ligjshmëria e dhjetë dispozitave të tjera të këtij udhëzimi administrativ, të cilat – sipas CSL-së – tejkalojnë autorizimet e Nenit 24 të Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Udhëzimi administrativ i miratuar në vitin 2015 obligon përfituesit e pensioneve që të lajmërohen çdo gjashtë muaj në Zyrat e Pensioneve. Nëse nuk e bëjnë këtë, atyre u suspendohet përkohësisht pagesa dhe u jepet një afat shtesë prej tre muajsh për t’u paraqitur, në mënyrë që të rikthehen në listë dhe të marrin pagesat e prapambetura.

Nëse edhe pas këtyre tre muajve pensionisti nuk paraqitet, kërkesa e tij trajtohet si riaplikim, dhe pagesa rifillon vetëm nga data e aplikimit të ri.

Aktualisht, në Kosovë llogaritet të jenë mbi 300 mijë pensionistë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika