Daçiq: Nuk mund të diskutohet për propozime të reja pa u formuar Asociacioni

"Nuk është e mundur të diskutohet për propozime të reja deri në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe", kështu ka deklaruar kryediplomati serb, Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “nuk ka mundësi të negociohet për propozime të reja deri në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Në takimin tradicional me pjesëmarrësit për Studime të Larta të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Daçiq ka thënë se detyra më e vështirë para Serbisë është “ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Falë një politike të mençur, ne kemi formuar një pozitë të qartë dhe të vendosur negociuese, sipas të cilit, nuk mund të ketë negociata për asnjë propozim të ri derisa të mos formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. E keni të qartë se raundi i ardhshëm i bisedimeve në Bruksel ka një peshë të veçantë, sepse ne duam të mbetemi këmbëngulës në mbrojtjen e interesave tona kombëtare, në radhë të parë për të mbrojtur popullin tonë dhe identitetin kulturor-fetar”, ka thënë Daçiq, raporton “Kosovo Online”.

Daçiq ka theksuar se Serbia ende beson se anëtarësimi i plotë në BE është i arritshëm.

Ndryshe, më 27 shkurt, në Bruksel do të mbahet takim i nivelit të lartë, në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika