Dalin në shitje biletat për ndeshjen e radhës Greqi-Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Greqi – Kosovë, e cila zhvillohet më 12 qershor në Volos, në orën 20:45

Greqi-Kosovë

Greqia dhe Kosova luajnë të dielën mbrëma në Volos të Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përballja ndaj Greqisë do të jetë tejet e rëndësishme për Kosovën, pasi luhet për pozitën e parë në grup, vend ky që garanton promovimin në Ligën B dhe play-offin për Evropianin e ardhshëm.

Për momentin Greqia është në vend të parë me 9 pikë, derisa Kosova në vendin e dytë me 6.

Kjo sfidë është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”

Shtëpia e futbollit të Kosovës gjithashtu ka bërë me dije se për hyrje në stadium janë të vlefshme: Certifikata e Vaksinimit ose dëshmia që personi, i cili posedon biletën e ka kaluar COVID-19. Me teste PCR nuk lejohet hyrja në stadium.

Të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i blejnë këtu.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika