Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka paralajmëruar kalimin nga politika e kursimit tek ajo e armatimit të vendit, e konsideruar e domosdoshme në një kohë dinamikash gjeopolitike të paparashikueshme.

“Në të kaluarën kemi luajtur një rol të dorës së parë në politikën e kursimeve me fqinjët dhe aleatët. Tani do ta kemi atë në një aspekt tjetër, pasi kohërat kanë ndryshuar dhe bota po ndryshon me shpejtësi”, ka deklaruar Frederiksen.

Ajo ka theksuar se gjëja më e rëndësishme tani është riarmatimi i Evropës dhe kjo sipas saj është thelbi i të gjitha problematikave.

“Sepse nëse Evropa nuk është në gjendje të mbrohet vetë, atëherë pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, ka thënë Frederiksen.

Deklaratën ajo e ka bërë në një konferencë shtypi të mbajtur në Kopenhagen së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Danimarka do të marrë nga 1 korriku drejtimin e presidencës së radhës të BE-së.

“Nëse shohim atë që ka ndodhur në këto 7 vjet, askush nuk ka qenë në gjendje ta parashikojë. Për këtë arsye kemi nevojë për një bilanc të ri që t’u përgjigjet prioriteteve të reja”, ka vijuar Frederiksen.

Ajo ka shtuar se përfshirja e Danimarkës në blloqet e vendeve që kursejnë nuk është më gjëja e duhur në ditët e sotme./Euronews.al

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika