Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka njoftuar se nuk do ta marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e re, duke thënë se do t’ua lëshojë vendin kandidatëve të tjerë në listën e Aleancës.
Haradinaj tha se e ka mbajtur fjalën e dhënë dhe se e ka pasur obligim moral që këtë betejë politike t’ia dedikojë kandidatit për kryeministër të AAK-së, Ardian Gjini.
Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, ndonëse nuk do ta ushtrojë mandatin e deputetit.
Haradinaj gjithashtu uroi Gjinin për rezultatin, duke shprehur krenarinë e tij për mbështetësit dhe strukturat e partisë.