Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë.
Kundër kandidatët për të parin e Prishtinës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje u përballën me njëri-tjetrin në garën e fundit para zgjedhjeve të së dielës, njofton Dukagjini.
Në emision të gjithë shikuesit patë një të drejtë vote totalisht ndryshe nga ajo e së dielës pasi mbrëmë votuan me telefon për kandidatin e tyre të preferuar në debat. Kësisoj Uran Ismaili ka mbledhur 3614 vota, Përparim Rama ka mbledhur 2379 vota ndërsa i fundit ishte Hajrulla Çeku me 2248 vota.
Drejtuesi i emisioni “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka njoftuar se të gjitha paratë e mbledhura nga 8,241 mesazhet e dërguara, TV Dukagjini ka vendosur që t’i dhurojë për Shoqatën “Down Syndrome Kosova”.
“Mbrëmë, në emisionin Debat Plus, ku morën pjesë tre kandidatët kryesorë për kryetar të Kryeqytetit, u zhvillua edhe një televoting me pyetjen: “Kush e fitoi debatin?” Vlerën e të ardhurave të përfituara nga televotimi, TV Dukagjini ka vendosur ta dhurojë për Shoqatën Down Syndrome Kosova, si një kontribut simbolik për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj personave me sindromën Down në Kosovë. Faleminderit të gjithë shikuesve që morën pjesë në televoting dhe kontribuan indirekt në këtë kauzë humane”, ka shkruar Panduri.