Deficiti tregtar është më i lartë për 4,4% në korrikun e këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Tregtisë së Jashtme

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4,4% në muajin korrik 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 444,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 426,1 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 13,1%.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia i Statistikave të Kosovës.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi 512,0 milionë euro, që është një rënie prej (-11,8%) për eksport, si dhe një rritje prej 1,9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: (22.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (17.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (14.5%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (10.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.3%) produkte bimore, (5.2%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,7% e përbëjnë produktet minerale; 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,1% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6,7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5,7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,1 milionë euro, ose rreth 32,9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,2%), Italia (5,1%), Holanda (3,1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 224,4 milionë euro, ose 43,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13,5%), Italia (6,0%), Greqia (4,8%), etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 27,6 milionë euro, ose 41,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (14,3%),  Maqedonia e Veriut (13,3%), Mali i Zi (6,0%), Serbia (5,5%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milionë euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%).

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,5 milionë euro, ose 26,1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (11,7%) dhe  Zvicra (8,7%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 213,6 milionë euro, ose 41,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (12,8%) dhe Turqia (11,6%).

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika