Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 427,5 milionë euro për muajin prill

Eksportet e prillit 2024 u rritën me 8,8% duke arritur në 73,2 milionë euro, ndërsa importet u rritën me 11,7% duke arritur në 500,7 milionë euro. Eksportet në BE u rritën me 27,9%, ndërsa ato me vendet e CEFTA-s me 20,7%

Foto ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2024, duke treguar një deficit tregtar prej 12,2% krahasuar me prillin e vitit 2023.

Siç thuhet në raport, deficiti arriti në 427,5 milionë euro, ndërsa eksporti mbulon importin me 14,6%.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2024 kishte vlerën 73,2 milionë euro, ndërsa importi 500,7 milionë euro, që është një rritje prej 8,8% për eksport, si dhe një rritje prej 11,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe %.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së sipas ASK-së, arritën në 25,0 milionë euro, ose rreth 34,1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,9%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,4%), Italia (5,0%), Holanda (2,4%), e të tjera. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 243,4 milionë euro, ose 48,6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,2%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,9%), Italia (6,9%), Greqia (6,0%), e të tjera.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32,6 milionë euro, ose 44,5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 20.7%.

“Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,6%), Shqipëria (16,0%), Serbia (5,4%), Mali i Zi (4,8%). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 65,5 milionë euro, ose 13,1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,3%), Maqedonia e Veriut (4,6%), Serbia (1,8%)”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika