Deklaratat e ministrit serb të mbrojtjes, Bratislav Gashiq dëshmojnë ndërhyrjen e Serbisë në procesin e zgjedhjeve të 12 tetorit që u mbajtën në Republikën e Kosovës. Deklaratat e tij teksa uron partinë që regjimi i tyre e dirigjon nga Beogradi, pra Listës Serbe janë nxitëse për armiqësi e propagandë.
“Që nga zgjedhjet e fundit dhe të jashtëzakonshme para dy vitesh, populli serb në Kosovë dhe Metohi, në sytë e Republikës së Serbisë, është viktimë e politikës së ashpër dhe të pamëshirshme të regjimit të Kurtit, i cili si qëllim të vetëm të veprimtarisë së tij politike e ka përndjekjen e popullsisë serbe nga vatra e tyre shekullore. Në atmosferën e tensioneve sociale dhe marrëdhënieve të ndërlikuara siç mund të shihej edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, Lista Serbe ka arritur që edhe një herë të tregojë se është përfaqësuesi më i mirë i interesave të popullit serb në krahinën tonë jugore”, ka theksuar Gashiq, shkruan Tanjug.
- Ministri i mbrojtjes tha se populli në Serbi qëndron pranë serbëve në Kosovë dhe u jep mbështetje të plotë në luftën për mbijetesën e tyre.