Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca pritet të fillojë në ora 09:00.
Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të jetë pjesë e seancës gjyqësore ku do të jepen fjalët përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Pos tjerash, Konjufca deklaroi se askush nuk mund të shkelë mbi Ushtrinë Çlirimtare.
“Do të marrë pjesë po ashtu edhe në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta shprehur po ashtu edhe vullnetin tonë edhe qëndrimin tonë se askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare dhe për t’i treguar gjithë botës së bashku se kjo është vlera më sublime që e ka krijuar shtetin tonë, Kosovën dhe që këtë vlerë e cila është në themel të shtetit tonë do ta mbrojë me çdo kusht dhe me çdo çmim”, deklaroi Konjufca.