Deliu-Kodra: Emri i presidentit s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se figura e presidentit të ardhshëm nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë aktuale, por një figurë unifikuese që përfaqëson të gjithë qytetarët dhe garanton kushtetutshmërinë e shtetit.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Deliu-Kodra theksoi se presidenti duhet të jetë mbi interesat partiake dhe të mos përfaqësojë vetëm një shumicë parlamentare.

“Unë mendoj dhe PDK-ja në këtë rast, që emri i presidentit nuk duhet të jetë zgjatim i kësaj qeverie. Duhet të jetë figurë unifikuese, e cila nuk përçan, nuk ndanë, nuk përfaqëson vetëm një shumicë parlamentare. Por përfaqëson qytetarët, unitetin dhe mbi të gjitha kushtetutshmërinë e këtij shteti”, ka thënë deputetja e PDK-së.

4 marsi po afrohet, data e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të votojë për figurën që do ta mbajë postin e presidentit për një mandat pesëvjeçar. Deri më tani nuk ka emra konkretë të propozuar publikisht.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika