Deliu: Raporti i DASH-it, shpërfaqi paaftësinë e qeverisë për të ndërtuar institucione të pakorruptuara

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, duke thënë se ai shpërfaq më së miri paaftësinë e qeverisë për të ndërtuar institucione të pakorruptuara

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë që raportet ndërkombëtare për Kosovën do të përkeqësohen për shkak të dështimit të qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe në mënyrë ne trajtimit të mediave.

Sipas saj ky raport tregon se në çfarë gjendje e ka sjellë vendin Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Raporti flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritarë, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore, përfshirë dhunë në familje, krimet e dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ajo ka vlerësuar se raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen në një Qeveri, në të cilën sipas saj, politikanët tentojnë të frikësojnë mediat.

Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ndër raportimet më të rëndësishme në lidhje me të drejtat e njeriut ishin problemet serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë edhe nëpërmjet dhunës apo kërcënimeve ndaj gazetarëve; korrupsioni serioz i qeverisë; dhuna e gjerë me baza gjinore, përfshirë dhuna në familje, apo ndaj partnerëve; si dhe krimet e dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika