“Demokratizimi i komunës”, Atiq: Nesër nuk presim probleme, përveç problemeve administrative

"Nesër nuk presim probleme, përveç probleme administrative. Siç e dini pas shumë e shumë vitesh, unë si kryetar komune i ri i Mitrovicës, mund të mburrem veç kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës. Mesa unë kam lexuar nga mediat, reagimi ishte që të mos vazhdonim më tutje, pasi Institucionet e Sigurisë e kanë bërë detyrën për të siguruar hyrjen e kryetarëve të komunave në godinat e tyre"

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së veriut, Eden Atiq, ka thënë se të hënën(nesër) nuk presin probleme, përveç problemeve administrative.

Sipas Atiç, pas shumë vitesh ka filluar demokratizimi i institucionit të komunës dhe për këtë ai mburret.

“Nesër nuk presim probleme, përveç probleme administrative. Siç e dini pas shumë e shumë vitesh, unë si kryetar komune i ri i Mitrovicës, mund të mburrem veç kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës. Mesa unë kam lexuar nga mediat, reagimi ishte që të mos vazhdonim më tutje, pasi Institucionet e Sigurisë e kanë bërë detyrën për të siguruar hyrjen e kryetarëve të komunave në godinat e tyre. Nuk po më duket shumë problematike”, u shpreh Atiq, në një lidhje për “ABC News”.

Atiq ka shtuar se për hyrjen e tij në objektin e komunës nuk ka pasur ndonjë problem, siç ka pasur në tri komunat e tjera në veri të vendit, ku është nevojitur edhe asisitimi nga Policia e Kosovës.

“Për hyrjen time këtu nuk ka pasur ndonjë problem, pasi prej nëntorit të vitit të kaluar, kemi ardhur 15 delegatë të rinj nga komuna e veriut të Mitrovicës dhe as atëherë nuk e kemi pasur asnjë problem. Përjashto këtu ditën e emërimin, një miniprotestë nëse mund të quhet ashtu e vajzave dhe grave të nacionalitetit serb, të cilat e patën një kërkesë, protestuan përpara oborrit të komunës së Mitrovicës dhe e shfrytëzuam rastin me i taku. Një përfaqësuese prej tyre erdhi këtu dhe e dëgjuam. Si qeverisje e re menduam t’i zgjidhim këto probleme”, ka shtuar Atiq.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika