Dënohet me 25 vjet burg i akuzuari për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B.S. për veprën penale Vrasje, e rikualifikuar nga Vrasja e rëndë dhe Mbajtja e paautorizuar e armëve, ndërsa i akuzuari I.S. është shpallur i pafajshëm për veprën penale Ndihma në vrasje të rëndë.

Sopas njoftimit Gjykatës Themelore, B.S. është dënuar me 25 vite burgim, dënim i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 03.05.2023. Paraburgimi vazhdon me aktvendim të veçantë deri në momentin që aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.

“I akuzuari B.S. me datë 26.03.2023 rreth orës 18:08 minuta, në fshatin Dumnicë e Epërme, Komuna e Podujevës, pas një mosmarrëveshje të mëhershme me tani të ndjerin S.S., me qëllim të privimit nga jeta kishte shkrepur me armë zjarri në drejtim të të ndjerit S.S., duke e qëlluar dy herë në kokë, duke i shkaktuar gjakderdhje masive, e që si pasojë e plagëve të marra nga predhat e shkrepura nga arma e zjarrit në regjionin e kokës, S.S. kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka obliguar të akuzuarin B.S. që t’i paguajë shpenzimet e procedurës, përfshirë paushallin gjyqësor 100 euro dhe 50 euro në emër të Fondit për mbrojtjen e viktimave, brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari I.S. është liruar nga aktakuza pasi nuk është provuar se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika