Dënohet me burgim të përjetshëm predikuesi islam, Anjem Choudary

Getty images

Predikuesi radikal islam, britaniku Anjem Choudary u dënua të martën me burgim të përjetshëm për drejtim të një organizate terroriste.

Siç raporton Reuters, Choudary, 57 vjeç, u dënua javën e kaluar për drejtimin e “Al-Muhajiroun”, që është ndaluar si organizatë terroriste para më shumë se një dekade, dhe për nxitje të të tjerëve për ta mbështetur këtë grup.

“Organizatat si e juaja e normalizojnë dhunën në mbështetje të një kauze ideologjike” – i tha Choudaryt gjykatësi Mark Wall në një gjykatë në Londër, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

“Ekzistenca e tyre ua jep individëve që janë anëtarë të tyre kurajon për të kryer akte që në të kundërtën mund të mos i bëjnë. Ata fusin pyka mes njerëzve që në të kundërtën do të mundnin dhe do të jetonin së bashku në bashkekzistencë paqësore” – shtoi gjykatësi britanik.

Wall i shqiptoi Choudaryt dënim me burgim të përjetshëm me më së paku 28 vjet vuajtje të dënimit pa të drejtë për të kërkuar lehtësim.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika