Deputeti i VV-së, Thaçi nuk lejohet të hyjë në Kuvend nga protestuesit

Halil Thaçit, depututet i VV, nuk i është lejuar hyrja në Kuvend nga protestuesit. Kurse, Faton Klinaku i bën thirrje qeverisë që t'i ndalë provokimet

Halil Thaçi, deputet i VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Halil Thaçi, nuk është lejuar të hyjë në Kuvend nga veteranët e UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar nga qeveria që të ndalojë provokimet.

Kjo sepse sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po ka provokime me gishta.

Ai i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që po ruan rendin dhe qetësinë publike, që të ndërmarrë masa.

“I drejtohem policisë së Kosovës që të ndërmarrë masa, sepse nga dritaret e kuvendit që po hapen po provokojnë me gishta”, ka thënë ai.

Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve të mos përleshen me policinë.

“Në bazë të informacioneve që kemi, pushteti do që ta provokojë situatën. Ju lus të gjithë veteranët, invalidëve dhe të gjithë pjesëmarrëseve, ne me policinë nuk kemi probleme ata janë shokët tanë, po e ruajnë rendin dhe qetësinë. Kërkoj nga pushteti që po bën provokime që të ndalojë provokimet dhe të kthehet që ta tërheqë ligjin”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, deputetët që shkelin ligje, që shkelin kushtetutën “nuk e kanë vendin këtu”.

 

Veteranët në protestë “Duam të drejtat tona” (video)

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika