Deputetja Bytyqi: U detyrova të jap dorëheqje nga puna si infermiere për shkak të kushtit që pushteti më vendosi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, pasi u detyrua të jepte dorëheqje prej punës nga QKMF-ja, në Suharekë, për shkak të një kushti që i kishte vendosur pushteti i asaj kohe, ajo vendosi të merrej seriozisht me politikë

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi

Albana Bytyqi, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), para se të merrej me politikë ajo ka treguar që ka qenë infermiere dhe juriste me profesion.

E ftuar në emisionin “Reload” në TV Dukagjini, Bytyqi ka treguar se me politikë ka filluar të merrej prej vitit 2017, duke shtuar se para këtij viti asnjëherë nuk ka përcjellë e as nuk ka njohur ndonjë nga figurat politike.

Bytyqi ka thënë se ka punuar në kujdesin shtëpiak, si infermiere njëherë në teren e më pas në QKMF në Suharekë, rreth tetë vite.

Pasi u detyrua të jepte dorëheqje prej punës nga QKMF-ja, në Suharekë, për shkak të një kushti që i kishte vendosur pushteti i asaj kohe, ajo vendosi të merrej seriozisht me politikë që ta shihte se si do të prisnin qytetarët e Suharekës.

“Kur kam qenë duke punuar, kemi qenë të orientuar në një parti tjetër, por kur erdhi një parti tjetër në pushtet, ma vendosen një kusht dhe më është dashur ta marrë një vendim, dhe dhashë dorëheqje në qershor të vitit 2017”, ka thënë ajo.

Pas këtij rasti, ajo vendosi të merrej me politikë, madje në vitin 2017 u zgjedh deputetja femër më e votuar në nivel vendi, ani pse nuk mori pjesë asnjëherë në fushata.

Si përfundim, Bytyqi ka thënë se kur qytetari të voton, është obligim moral që të punosh për qytetarët dhe vendin.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika