Deputetja e VV-së “e ngre në qiell” Dejona Mihalin: PDK-ja e LDK-ja na e kanë zili për të

Akuzave të opozitës iu përgjigjur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj – Sadiku, e cila ka folur me superlativ për Dejona Mihalin, duke thënë se puna e saj ka kontribuar në fitoren e mbi 50% të votave për VV-në

Në seancën e kuvendit gjatë ditës pati debate me akuza e kundërakuza sa i përket procesit të subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit.

Opozita pati akuza të ashpra ndaj pushtetit, ku ndër të tjerë deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pasi ua vendosi foltore fotografit të Dejona Mihali dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i akuzoi për “krim të organizuar” në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

“Ky skenar është i organizuar. Ka erë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar”, pati thënë deputeti i PDK-ë.

Kastratit dhe fotografive që la në foltore u reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj – Sadiku, teksa foli në terma superlativë për koordinatoren e Komiteteteve në LVV, Dejona Mihalin.

Sipas saj, edhe PDK-ja edhe LDK-ja ua kanë zili për Mihalin dhe se falë punës së saj VV-ja ka marrë mbi 50 për qind të votave.

“Nuk ndihna aspak mirë si femër, si grua, si bashkëshorte si neënë kur vendosen këto pano më pak nga një profesor, pseudoprofesor, që i edukon gjeneratat e reja, sepse këto janë nënat motrat tonë shqiptare.

E si duket PDK-ja na ka zili që kemi një kapacitet të tillë si Dejona Mihali. E cila ka qenë shefe e shtabit bashkë me Besnik Bislimin. Dhe pikërisht idetë dhe vizioni i saj na kanë sjellë te 51 përqindëshi. Prandaj nuk është e mirë një gjë e tillë që e bëni. Na e keni edhe ju LDK-ja, se ju jeni mbetë sa dy ekipe të volejbollit, as lojtarë rezervë nuk keni…”, ka thënë deputetja e VV-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika