Errësira e heshtja kishte mbuluar shumicën e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit, 24 shtatorin e 2023.
Por, vetëm një vend ishte i ndriçuar fortë. Ura ku ishte e vendosur barrikada kishte ndriçim jo të zakonshëm, derisa po aty kishin shkuar edhe zyrtarët policor pasi kishin vërejtur kamionët që kishin bllokuar rrugën.
Këto detaje të asaj nate, i ka rrëfyer para trupit gjykues Elez Peci zyrtar policor, në seancën e sotme, për sulmin në Banjskë, ku të akuzuar janë Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq
“Gjatë rrugëtimit e kam vërejtur se dicka nuk është në rregull e kam vrejtur se fshati shume terr drita shumë rrall rruga ka e pershkrujshum na shume ndriiqim i fort, kur jemi afru ngat kolegeve te kufirit te NJNSH-së, kam dyshuar dhe kam thënë koleg po shkepemi se mundet me qenë kurth..”, ka thënë Enver Peci – Dëshmitar.
Ashtu edhe ndodhi, pak sekonda më vonë u dëgjua një shpërthim, që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku. Polici ka folur edhe për financuesit e këtij sulmi e për kreun e grupit Milan Radoiçiq.
“Sulmi që ka ndodh ndaj nesh është sulm tipik ushtarak i trajnuar fort mirë. Nuk jam ballafaquar asnjëherë në jetën time me kёso sulmi dhe i financuar shumë mirë. Sepse armatimi që ka qenë nuk mundet me u ble në treg, është i financuar direkt prej Serbisë.. Unë punoj në Zvecan që nga viti 2011, personat si Radoiciqit e Zvonko Veselinoviq janë pjesën në veriore kanë qeenë gjithcka, ata kanë pasur sutrukture të organizuar”, ka thënë Enver Peci – Dëshmitar.
Pas tij në gjykatore, në cilësinë e dëshmitarit është paraqitur zyrtari tjetër policor Avni Shala i cili e pati të vështirë të përmbahej nga emocionet, kur fliste për vdekjen e kolegut.
“..nuk e di saktë pas sa kohe kam shikuar nga drejtimi i barrikadës dhe kam vërejtur një person që ishte i shtrirë. Nuk kam qenë i sigurt që është rreshteri, meqë e kam pas dyshimet e mija por e kam parë që nuk lëvizte. Shumë shpejtë zyrtarët policor Elez eci së bashku me një zyrtar të njësisë së kufirit kanë arritur të e marrin një automjet, që ishte me heret rreshteri në të, sepse automjeti i tyre ishte jofunksional dhe kanë tërhekur rreshterin tashmë të ndjerë e kanë futur në automjet mes plumbave, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes..”, ka thënë Avni Shala- Dëshmitar.
Ai tek ka treguar se çdo lëvizje e tyre ishte vëzhguar me dronë, ka rrëfyer edhe për momentin që ishte kthyer në Banjskë, tri ditë pas sulmit.
“Pas tri dite dmth se ne punojmë në atë pjesë kemi shkuar pak nga kurreshtja dhe kemi verejtur se në pozitën që ishin automjetet tona të parkuara, koleget e njesive speciale që qëndronin aty, ne banjskë na kishin treguar se ku kishin qenë mbetjet e zollave të pashperthyera..predhat kjo pozita që ne kemi qenë në shikim te plote, e kem pa manastitin se atë nat skemi pa asgjë errësire pervec krismave e zërave…”, ka thënë Avni Shala- Dëshmitarë.
Seancat për rastin Banjska do të vazhdojnë edhe gjatë së premtes ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë.