Dështim për herë të 34-të, vazhdon ngërçi në Kuvend

Për herë të 34-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet.

Edhe këtë të enjte, seanca për formimin e legjislaturës së re ka dështuar, për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive politike.

Në rend dite ishte përsëri formimi i komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – një hap që ka ngecur për shkak të refuzimit të partive opozitare për të marrë pjesë.

Në sallë ishin 102 deputetë, 51 deputetë votuan pro formimit të këtij komisioni, ndërsa një ishte kundër.

Seanca e radhës do të mbahet të shtunën në ora 10:30.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kanë refuzuar të propozojnë anëtarë për komisionin e votimit të fshehtë, duke penguar kështu edhe procesin për kandidaturën e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit nuk ka siguruar 61 votat e nevojshme në votimin e hapur.

Bllokada politike vazhdon, ndërsa Kosova mbetet pa institucione funksionale, më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika