Dështimi i miratimi të buxhetit-Kryetari i Gjilanit kërkon shpërbërjen e Kuvendit Komunal

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për nisjen e procedurave për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të kësaj komune.

Hyseni ka njoftuar se arsyeja kryesore e kësaj kërkese është mospërmbushja e detyrave dhe obligimeve nga Kuvendi Komunal, respektivisht për mosvotimin e buxhetit sipas afateve ligjore.

“Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit.Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojm nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal.“, ka njoftuar Hyseni.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika