Ka dështuar edhe tentativa e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka thënë se në sallë ishin 94 deputet ku PËR votuan 51 deputet, KUNDËR 1 deputet, ABSTENIM asnjë deputet.
Dehari ka konstatuar se nuk ka koorum për vazhdimin e seancës, andaj ndërpritet.
Ai ka thënë se vazhdimi i seancës do të mbahet më 23 qershor 2025 në ora 11:00.