Dështon miratimi i buxhetit, Shehu kritikon AAK-në dhe VV-në në Junik: Paradoksalisht, këto parti e kanë gojën plot me premtime elektorale të mëdha

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Junikut, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Shehu bëri të ditur se asambleistët nga partitë AAK dhe VV nuk kanë qenë prezent në këtë mbledhje, duke bërë që të mos ketë kuorum dhe, për pasojë, buxheti i komunës për vitin e ardhshëm nuk është miratuar.

Ai i ka konsideruar veprimet e këtyre partive si paradoksale, duke theksuar se megjithëse kanë premtime elektorale të mëdha, pa miratimin e buxhetit nuk mund të realizohet asnjë projekt.

“Sot Kuvendi Komunal i Junikut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë miratimi i buxhetit të Junikut për vitin 2026.

Asambleistët nga partitë AAK dhe VV nuk kanë qenë prezent në këtë mbledhje. Për pasojë nuk ka pasur kuorum dhe nuk është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2026.

Paradoksalisht, këto parti e kanë gojën plot me premtime elektorale të mëdha. Mirëpo asnjë projekt në Junik nuk do mund të realizohet sepse vet ata sot nuk e miratuan buxhetin. Prandaj edhe premtimet e tyre janë të pasinqerta.

Mirëpo fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore. Për këtë arsye duhet të votohen edhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal.

Balotazh nuk do të ketë dhe LDK në Junik do të vazhdoj +4”, ka thënë Shehu.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika