Dështon takimi i 19 korrikut Kurti-Vuçiq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, nuk do të zhvillohet me 19 korrik siç ishte paraparë. Sipas Bislimit, presidenti serb nuk ka vullnet që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse

Presidenti serb Alexander Vucic, dhe kryeministri kosovar Albin Kurti

Takimi i planifikuar në Bruksel me 19 korrik të këtij viti, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, nuk do të mbahet.

Kjo për shkak se presidenti serb i ka dhënë përparësi takimit me presidentin e Egjiptit,  Abdel Fattah Saeed Hussein, i cili pritet ta vizitojë Serbinë të martën.

Kështu bëri të ditur, Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i cili tha se presidenti serb nuk ka treguar gatishmëri për takim.

Në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi deklaroi se Serbia është duke e sabotuar procesin e dialogut, për dallim nga Kosova, që sipas tij është duke u treguar më aktive.

Bislimi bëri të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar së është i gatshëm që sa më shpejtë të fillojnë diskutimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Bislimit, për një gjë të tillë nuk ka vullnet shteti serb.

“Ideja e takimit trilateral ka qenë që të përgatitet terreni për një takim të radhës, për këtë javë, mbase nesër mes dy krerëve të shtetit, po ashtu kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiq që të shkojë në Bruksel”, ka deklaruar Bislimi.

“Zotëri Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por Vuçiq ka nxjerr si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, ka vijuar Bislimi.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq, ishte zhvilluar para një viti, kurse gjithsej Kurti dhe Vuçiq janë takuar vetëm dy herë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika