Detaje nga vrasja e dyfishtë brenda familjes në Mitrovicën e Veriut

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për vrasjen e dyfishtë brenda familjes në veri të Mitrovicës, ka njoftuar se në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë

Një rast tragjik ka ndodhur të premten në orët e mëngjesit në veri të Mitrovicës, ku një person ka vrarë babain dhe vëllain, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se rreth orës 5-5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të hetimeve të para, dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Vriten babë e bir pas një konflikti familjar në veri të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika