Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një gurëthyesi në fshatin Samadrexhë të Suharekës, nën dyshimet për degradim dhe shkatërrim të ambientit.
Gjatë një kontrolli të përbashkët në terren, Komisioni për Siguri Publike dhe ai për Miniera dhe Minerale, së bashku me njësitë relevante të Policisë, kanë identifikuar dy detonatorë elektrikë në hapësirat e gurëthyesit, që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gurëthyesi është në pronësi të një personi të dyshuar, mashkull me shtetësi kosovare.
“Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale së bashku me njësitë relevante policore kanë bërë kontrollimin e një gurëthyesi pronë e të dyshuaritmashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në gurthyes janë gjetur dy detonatorë elektrikë që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin detonatorët janë sekuestruar është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.