Dhoma Kombëtare e Avokatisë dënon dhunën në Gjykatën e Vlorës: Akt i padenjë dhe i pahijshëm për figurën e avokatit

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku një punonjës sigurie është dhunuar nga një avokat.

Në deklaratë, Dhoma e Avokatisë dënon ashpër ngjarjen dhe konfirmon se në incident është përfshirë avokati R.Ll., anëtar i Dhomës së Avokatisë Vlorë.

“Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati R.Ll., anëtar i Dhomës së Avokatisë, Vlorë, në ambientet e Gjykatës së Vlorës”, thuhet në reagim.

Institucioni i përfaqësimit të avokatëve thekson se distancohet nga ky akt, duke e cilësuar si të padenjë dhe të pahijshëm për figurën e avokatit.

“Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të padenjë dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nisur nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja.”

Në reagim, DHASH njofton se po ndjek me shqetësim dhe seriozitet rastin dhe se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e tij.

“DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati. Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar”, thuhet më tej në reagim.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika