Dhunë në familje, pesë persona përfshihen në një përleshje në Ferizaj

Një rasti i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës në Ferizaj, pesë persona janë përfshirë në një përleshje.

E si pasojë e sulmit, tre persona kanë pësuar lëndime e kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është arrestuar, e të njëjtit i është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë.

“Ferizaj / 02.02.2026 – 21:30. Është raportuar për një përleshje mes pesë personash, pasi një i dyshuar mashkull kosovar paraprakisht kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika