Dhunimi i 13 vjeçares, babai dyshon se rasti nuk po trajtohet me prioritet

Rasti i Dhunimit të 13 vjecares për të cilin ka raportuar RTV Dukagjini 12 ditë më parë, ka nxjerrur detaje të reja. Babai i viktimës, mendon se lënda nuk po trajtohet me prioritet teksa vizitat e familjes së të dyshuarit tek viktima, janë shtuar





Kanë kaluar gati dy javë prej rrëfimit të një prindi nga Vitia, të cilit i është dhunuar vajza 13 vjecare.

Por për rastin e rëndë, nga i cili viktima është 8 muajshe shtatzënë, ky prind identitetin e të cilit e mbron televizioni, ka ende për të thënë.

Por përpara se ti shprehet Televizionit, ai iu ka drejtuar hetuesit policor me të cilin kanë bashkëpunuar fillimisht, por që i njëjti nuk duket të ketë pasur gatishmëri për të vazhduar komunikimin.

“Kisha informacion shtesë me i dhanë hetuesit, e thirra në telefon, ai ma kishte blloku numrin, e provova 4-5 herë e pashë që diqka nuk është në rregull, më kishte blloku numrin, e thirra me numër të vajzës brenda minutit  ai numër e hapi”, ka thënë babai i viktimës.

Por, i njëjti që nuk i përgjigjet babait të viktimës së dhunimit seksual, i përgjigjet televizionit duke i thënë shkurt se për çkado duhet drejtuar tek zyra për media.

Babai i viktimës bën të ditur se, që nga raportimi i Televizionit për rastin, presioni nga familja e të dyshuarit është shtuar.

Një herë motra e pastaj babai i të dyshuarit i janë drejtuar shtëpisë së viktimës.

“Ajo është deklaruar që jam motra e tij, edhe me një fjalë i ka bërë presion vajzës time, se i ka thënë a e kë fëmijën me të apo jo, a je e virgjër apo jo, na ka shqetësu. Mbas këtij rastit ka qenë babai i djalit bashkë me vajzën, kanë ardhë te dera, qysh u sjellke muhabeti me e bë një marrëveshje si mes tyre, ose me pare, unë nuk jamë aj njeri, nuk e shes moralin me pare, unë pres drejtësinë “, ka thënë babai i viktimës.

Por, jo vetëm familjarët gjithashtu babai pohon që edhe i dyshuari ka tentuar të kontaktojë  tashmë me viktimën.

“Vajza ska pasë më kontakt, ai ka tentu me kontaktu me vajzën, tash a ka qenë ai, a familja e tij, ne e kemi incizimin që ka deshtë me kontaktu”, ka shtuar babai i viktimës.

Ani pse asnjë psikolog nuk e ka vizituar vajzën, babai thotë se në shtëpinë e tyre ka ardhur një puntor i qendrës sociale, i cili i ka ofruar viktimës dy opsione.

“Kur të lind fëmija kish mundësi me lënë tek qendra, 2 vite me qëndru fëmija, ndërsa vajza me pa, me kontaktu me fëmijën e vet, e pas dy vitesh po u kthejke fëmija te vajza, opsioni i dytë ishte pasi të merrë kjo fëmijën pas dy vite, me lejen tonë të prindërve mund kjo të kthehet te ai person”, ka shtuar babai i viktimës.

Por, opsioni i dytë e ka fyer shumë këtë të fundit.

“Me shku vajza të ai person unë nuk jam dakord, sot as kurrë hiç se kjo nuk u bë me qef por me dhunë, vajza është 13 vjeçe”, ka thënë tutje ai.

Televizioni ka qenë tek Qendra për Punë Sociale por drejtori i saj Demush Mehmeti nuk ka qenë aty, ndërsa komunikimi me të është bërë përmes telefonit me c’rast ka thënë se kanë vepruar konform kërkesave të familjes në ofrimin e ndihmës.

Por as ai e as Drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Merrushe Ahmeti nuk kanë dashur të flasin para kamerës, ku kjo e fundit ka edhe një arsyetim të çuditshëm.

“Nuk ka nevojë për kamera zojë, na jena Komunë e vogël e mundemi me pas problem me opinionin kështu që jau japim informacionet”, ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Merrushe Ahmeti.

Në gjithë këtë situatë ku i dyshuari është jashtë shtetit, babai i viktimës ka shtuar se nuk po trajtohet me prioritet nga Prokuroria.

Por Kryeprokurori i Gjilanit Arben Kadriu ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se po bashkëpunohet ngusht me shtetin e huaj, dhe shprehet optimist se i dyshuari do të kapet.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika