Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare

Krahas situatës politike në Kosovë dhe protestave në Serbi, sipas analistëve politikë, një ndër faktorët kryesor që po ndikon që të mos ketë zhvillime në procesin e dialogut, është konflikti Rusi-Ukrainë, dhe qëndrimi i administratës Trump, i cili mund të sjellë ndryshim në dialogun Kosovë-Serbi dhe në epilogun përfundimtar

Fotografi ilustruese

Vizita e rregullt në Kosovë e Emisarit të BE-së për dialogun, ku edhe vetë e konfirmoi se nuk pret zhvillime të reja për shkak të situatës politike, tregon nivelin ecjes përpara në këtë proces.

Krahas bllokadës politike në Kosovë edhe në Serbi nuk po ndalen protestat e dhunshme ndaj pushtetit të Vuçiqit.

Sa i përket dialogut, Kosova mbetet me qëndrimet e vjetra, ndërsa Serbia vazhdon me kushtëzimet që i harron pas disa kohësh. Të fundit kushtëzim e kishte për lirimin nga paraburgimi të Igor Popoviqit, i cili pasi e cilësoi UÇK-në organizatë terroriste dhe u dënua për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, më pas u shkarkua nga vetë Serbia, nga posti i ndihmësdrejtorit në të ashtuquajturën, Zyra për Kosovën.

Se çka pritet nga procesi i dialogut, a pritet të ketë një takim të nivelit të lartë, dhe cili është plani i përmendur nga ndërmjetësuesit e ri të dialogut, nga BE nuk treguan, përkundër pyetjeve të adresuara.

Sipas vëzhguesve të procesit të dialogut, problemet rajonale nuk janë e vetmja pengesë që po e zvarrit procesin e dialogut.

“Si zhvillimet në Kosovë për shkak të bllokimit të institucioneve të reja, po ashtu edhe trazirat në Serbi, duket që kanë ndikuar në frenimin e këtij procesi dhe në të njëjtën kohë duhet të jemi real edhe vetë Bashkimi Europian, ndonëse e konsideron si prioritet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, realisht në këtë fazë nuk është tejet i fokusuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor për shkak të negociatave që kanë filluar ndërmjet Presidentit Trump dhe presidentit Putin për të ardhmen e Ukrainës”, ka thënë Afrim Kasolli – Analist.

Kasolli thotë se Kosova ka paguar kosto për shkak të zvarritjeve në procesin e dialogut por as Serbia nuk është se ka mbetur pa pasoja.

“Kosova po vazhdon të jetë ende nën masa sanksionuese të BE-së, pikërisht për shkak të telasheve që kanë ndodhur, dhe agjenda e integrimit, agjenda e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës do të mbetet e bllokuar për aq kohë sa nuk merr epilog ky proces sepse ne jemi pajtuar në proces që kushti i integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, kalon nga progresi në procesin e dialogut”, , ka thënë Afrim Kasolli – Analist.

Edhe analisti tjetër Melazim Koci, mendon se zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, vetëm pjesërisht kanë ndikuar në gjendjen e dialogut, sepse sipas tij vëmendjen e ka marrë konflikti Rusi-Ukrainë.

Sa i përket qasjes amerikane, Koci mendon se Trump ka lënë të nënkuptohet se marrëveshja franko-gjermane nuk është e vlefshme për të.

“Presidenti Trump nuk është i njohur për diplomaci shumëpalëshe ai çështjet ndërkombëtare duket se dëshiron t’i zgjidhë në formë të njëanshme dhe të drejtuar nga Ëashingtoni. Kësaj radhe besoj këtë e bën më të mundur fakti që ai komunikon shumë shpesh me presidentin Putin, dhe nuk përjashtoj mundësinë që në komunikimin direkt Trump-Putin të gjindet një zgjidhje për Kosovën, jo tani por në një fazë të mëvonshme pasi të shihet se çka do të ndodhë me Ukrainën, atë e shoh si zgjidhje në kuptimin që z. Trump do të tentojë të kërkoj nga Putin, që ai të njoh Pavarësinë e Kosovës pavarësisht, qëndrimit të Serbisë”, ka thënë Melazim Koci – Analist.

Koci nuk e përjashton mundësinë që të ketë takime të nivelit më të ulët, të cilat sipas tij më shumë janë përpjekje për ta paraqitur dialogun si proces që po funksionon, sesa që mund të sjellin rezultate.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika