Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” dhe për të akuzuarit e tjerë për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka marrë epiliogun duke u përmbyllur me aktgjykim në shkallë të parë.
Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje i njëti është dënuar me 2 vite burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën është përcaktuar dënimi prej 24 vjet burgim.
Kurse i akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7 vite. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.
Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti. Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vjet./EO