Diddy shpallet fajtor për akuzat e lidhura me prostitucionin, lirohet nga akuzat më të rënda

Këngëtari i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është shpallur fajtor nga një juri federale për akuzat që lidhen me transportimin e personave për t’u angazhuar në prostitucion.

Megjithatë, ai është liruar nga akuzat më të rënda në një proces gjyqësor të ndjeshëm që përfshinte pretendime për sjellje të rëndë ndaj grave.

Në vendimin e shpallur, 55-vjeçari Combs u dënua vetëm për një nga pesë akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai u gjet fajtor për një akuzë që lidhet me transportim për qëllime prostitucioni, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e komplotit, shantazhit dhe trafikimit seksual.

Rasti ka marrë vëmendje të madhe publike, pasi në të përmendeshin edhe organizime të ashtuquajtura “Freak Offs”, ku sipas prokurorisë, gratë detyroheshin të përfshiheshin në takime seksuale me persona të tjerë, me dijeninë dhe organizimin e vetë Diddy-t.

Sipas raportimeve të CNN, këngëtari mund të përballet me një dënim deri në 10 vjet burg për akuzën për të cilën u shpall fajtor. Ndërkohë, mbrojtja e tij ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika