20 mijë euro është shifra e dëmit që i është shkaktuar një kultivuesi të pishave dekorative në Podujevë pas një zjarri që kaploi 33 ari tokë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, zjarri dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia.
“Podujevë 01.08.2025-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se si pasojë e zjarrit që dyshohet se ishte shkaktuar nga pakujdesia është përhapur i janë djegur një sipërfaqe prej 33 ari e mbjella me fidanë-pisha dekorative në vlerë rreth 20, 000 €. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Policia veprën e ka cilësuar si “zjarrvënie”.