Një shtëpi në “Rrugën B” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri këtë të enjte.
Në vendin e ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit teksa nuk raportohet për të lënduar, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Pllana.