Dita Botërore e Vëllait në Reload, bëhet e ‘dita e vëllezërve shqiptarë’

Dita Botërore e Vëllait në emisionin Reload bëhet ditë vetëm e vëllezërve shqiptarë

Meqë 24 maji është Dita Botërore e Vëllait, emisioni “Reload” në RTV Dukagjini, sot, ka filluar duke i kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj dite.

Derisa Nita Brisku, prezantuesja e emisionit ‘Reload’, ka filluar ta shpjegojë lojën që do të luhet me shikuesit dhe dëgjuesit e Radiotelevizionit Dukagjini, bashkëprezantuesi Drin Gashi ka treguar se sot është Dita Kombëtare e Vëllait.

Për këtë ka reaguar bashkëprezantuesi i tyre Dardan Belegu ‘Trakla’, duke thënë se nuk ka mundësi të jetë ditë kombëtare.

Trakla ka kërkuar që të shpjegohet se pse është kombëtare, kurse Nita i është përgjigjur se kjo ditë është vetëm për vëllezërit tanë.

“E bëjmë për shqiptarë këtë ditë” është shprehur Gashi.

Dardan Trakla Belgu

Gjersa po i numëronin vëllezërit e tyre, Nita Brisku i drejtohet njërit prej kameramanëve duke i thënë “ti je shumë mirë veç me motra, se të këqyrin më së miri”.

Trakla, ka reaguar duke thënë se edhe në ditën e vëllait flasin për motra.

“Veç këtë ditë e kemi” ka thënë Trakla.

Nita është shprehur se vëllai nuk të thërret kurrë për qejf, sipas saj, ata  thërrasin veç për të lypur diçka.

Loja e cila është duke u realizuar gjatë emisionit, ka të bëjë me tri ngjarje që do të tregohen, e që dëgjuesit që kanë mundësi të thërrasin, duhet ta dinë se a janë të vërteta apo të trilluara.

Për t’u bërë pjesë e lojës, mund të bëni thirrje në numrin e telefonit 049-424-242/038-737-375 dhe në aplikacionin Viber +383 49 424-242.

24 maji është shënuar si Dita Botërore e Vëllait që nga viti 2005. Ishte Daniel Rhodes nga Alabama që organizoi fillimisht festën dhe ngjarjet e lidhura me to.

Çdo vit më 24 maj festohet Dita e Vëllait. Pavarësisht, nëse keni një apo shumë vëllezër, sot është dita për të reflektuar sesi vëllai ose motra juaj e ka pasuruar jetën tuaj.

Dita e Vëllait nuk është vetëm për vëllezërit biologjikë. Dita shënon edhe marrëdhënien me të njohurit, kushërinjtë dhe kunetërit.

Dita e Vëllait na jep mundësinë ta tregojmë dashurinë ta.

Vëllezërit më të mëdhenj janë shtylla e mbështetjes së forcës, ndërsa vëllezërit më të vegjël janë paketa e gëzimit dhe lumturisë.

Kjo ditë u prezantua për herë të parë nga Daniel Rhodes, i cili mendoi se duhej një ditë e veçantë, për t’iu dhënë vëllezërve nderin që meritonin.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika