Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të bamirësisë

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Më 5 shtator shënohet dhjetëvjetori i shenjtërimit të saj, ndërsa kjo datë përkon edhe me përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, ditën e përkujtimit liturgjik të Shën Terezës së Kalkutës dhe Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u shpall shenjtore në Vatikan në shtator të vitit 2016 nga Papa Françesku. Ceremonia mblodhi mbi 120 mijë besimtarë, mes të cilëve edhe një numër të madh shqiptarësh.

Para shenjtërimit, Nënë Tereza ishte shpallur e lume në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali II. Procesi i shenjtërimit u përmbyll pasi Vatikani njohu dy mrekulli që iu atribuuan ndërmjetësimit të saj.

E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, Nënë Tereza e zhvilloi pjesën më të madhe të misionit të saj humanitar në Kalkutë. Në vitin 1950 ajo themeloi Misionaret e Dashurisë, organizatë fetare dhe humanitare që vazhdon veprimtarinë në dhjetëra vende të botës.

Puna e saj në ndihmë të njerëzve më të varfër u vlerësua ndërkombëtarisht. Në vitin 1979, Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa kërkoi që paratë e shpërblimit të përdoreshin për të ndihmuar të varfrit.

Pas dekadash izolimi, ajo vizitoi disa herë edhe Shqipërinë, ku kontribuoi në hapjen e shtëpive të bamirësisë dhe ruajti lidhjen me vendin e origjinës.

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që vazhdon të identifikohet me humanizmin, bamirësinë dhe kujdesin ndaj njerëzve në nevojë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika