Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator të bashkohemi në Prishtinë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka ftuar qytetarët që të bashkohen në mbështetje të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të dashur vëllezër e motra, më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ju ftoj të bashkohemi në mbështetje të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar rëndësinë e sakrificës së atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, duke shprehur besimin se drejtësia dhe liria duhet të triumfojnë.

“Të marshojmë së bashku për ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, me besimin se pas çdo sakrifice dhe pritjeje duhet të triumfojnë drejtësia dhe liria”, ka deklaruar Ahmeti.

Kreu i BDI-së e ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen: “Për luftëtarët tanë, për heronjtë e luftës dhe të paqes, për UÇK-në!”.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në prag të vendimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika