Dita e Evropës bllokon disa rrugë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës për nder të Ditës së Evropës do t'i mbyllë disa nga rrugët e kryeqytetit, me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve

E hëna e nëntë majit do ta gjejë Prishtinë me disa rrugë të mbyllura për automjete, por me qarkullim të lirë për këmbësorët dhe biçikletat. Kjo për nder të Ditës së Evropës.

Rrugët të cilat do të mbyllen, për t’i lejuar qytetarët që të lëvizin lirshëm janë ‘George Bush’ dhe ajo e ‘Garibaldi’ në Prishtinë.

“Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’. Të hënën me datë 9 Maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të Bankës Qendrore.  Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në njoftimi e Komunës së Prishtinës.

Qëllimi i kësaj mbylljeje është lëvizja e lirë të qytetarëve të Kosovës, pasi këta të fundit, nuk kanë të drejte të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian.

“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, ka bërë të ditur komuna e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika