Dita e tretë e grevës, minatorët i viziton avokati i popullit

Minatorët e Minierës së Trepçës, kanë vazhduar edhe sot në grevën e filluar dy ditë me parë. Në ditën e tret të grevës në horizontin e 10 ka qëndruar Avokati I Popullit. Ai ka parë nga afër gjendjen e minatorëve dhe ka dëgjuar kërkesat e tyre

Është dita e tret e grevës, e këtë herë minatorët që po qëndrojnë rreth 800 metra nën tokë, patën nevojë që ndihma mjeksore të ju ofrohet brenda Zgafellës.

Me gjendje të rënduar shëndetësore vazhdojnë pritjet, mirëpo kërkesat e tyre sot i dëgjoi ai që përfaqëson të drejtat e popullit.

Kjo është vizita e parë e ndonjë zyrtari institucional që po ju bëhet atyre që mbajnë gjallë minierën e Trepçës.

Avokati I popullit I cili pa nga afër kushtet e punës së montatorëve shprehi shqetësimin mbi gjendjen.

“Mbetët shqetësuese fakti që deri tani autoritetet nuk kanë ardh me ju taku dhe me tentu më gjet një rrugëdalje”, ka deklaruar Naim Qelaj-Avokat i Popullit në Kosovë.

Fjalët i dëgjuan, por vendosmëria e tyre duket se është e palëvizshme.

“Gjendja është shumë e rëndë këtu, asnjëherë nuk zmbrapsemi, gjallë nuk dalim prej këtu nuk dalim pa u shkaku menaxheri”, ka deklaruar Mehdi Ahmeti-Minator.

Këta që refuzuan ushqimin e pijet tash e tri ditë, bënë edhe një paralajmërim tjetër.

“Këta po thonë që nëse zgjatë greva, këta po shprehen që më as barnat dhe mjeket nuk do ti pranojnë, gjendja po shkon tu u përkeqësu”, ka thënë Ibrahim Jonuzi – Kryetar i Sindikatës së Trepçës.

“Për që vjen tash kur po udhëheqim na vetë shqiptarët nuk kam besu se vjen kjo gjendje”, ka thënë Hajredin Sadiku-Minator.

Një ditë më parë menaxhmenti i gjigandit metalurgjik Trepça grevën e punëtorëve e kanë quajtur të paligjshme dhe se sipas tyre nuk ka arsye reale për të rrezikuar më shumë jetën e tyre.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika