Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën ndërkombëtare të Gjuhës Amtare ka kërkuar ta ruajmë gjuhën shqipe.
Begaj, mes tjerash, ka kërkuar që ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi gjuhën tonë amtare, njofton Dukagjini.
“Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare!
Faleminderit për këtë video-mesazh nxënësve e mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi, që është edhe shkolla fituese aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe!”, ka shkruar Begaj.